Aktori i njohur i ‘Hollywood’, Ben Affleck sipas raportimeve të TMZ i është drejtuar qendrës së rehabilitimit në Malibu. Pas një lufte të gjatë me alkoolin dhe shtrimit të shpeshtë në këtë qendër, ai i është rikthyer sërish vesit. Paparacët e kanë fotografuar në makinën e drejtuar nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Jennifer Garner. Bëhet e ditur se kjo e fundit i është lutur shumë për të kërkuar ndihmë, por deri në këtë moment ai nuk kishte gjetur zgjidhje.
Gjendja e Ben është mjaft e rënduar, por pritet që gjërat të shkojnë mirë.
Kujtojmë se para 1 jave aktori në fjalë është fotografuar me një modele të ‘Playboy’./revistawho.com