Pak nga pak sezoni i verës po mbaron dhe duhet që të fillojmë nga e para të bëjmë ndryshime në garderobë. Ndoshta shumë rroba të viteve të kaluara nuk duhen mbajtur më, sepse moda gjithmonë evoluon dhe dalin trende të reja. Tani që është fundi i gushtit është momenti ideal për të menduar se çfarë veshje duhet të shtoni në dollapin tuaj. Ndoshta do ta keni të vështirë të zbuloni trendet më të reja për vjeshtën e këtij viti, megjithatë një ide shumë interesante na vjen nga vajzat e njohura të showbiz-it. Në ‘Instagram’ kemi vënë re se një pjesë e tyre kanë filluar të veshin disa bluza të gjera që janë perfekte për kohën e vjeshtës. Nga fotografitë e vajzave kuptohet se këtë vjeshtë më së shumti do të jenë në trend ngjyrat e ndezura, për t’i dhënë ndoshta më shumë energji vjeshtës së zymtë me shira të shumtë. Këto bluza duken me të vërtetë shumë komode dhe mos mendoni se kombinohen vetëm me atlete, sepse vajzat e njohura na kanë treguar se mund të ngjajnë shumë bukur dhe me një palë taka. Nëse nuk i keni zbuluar ende trendet për vjeshtën e këtij viti, ja tek e gjetët një dhe mos ngurroni që një bluzë të tillë ta bëni pjesë të garderobës suaj. /revistawho.com