Filmi “Dy gisht mjaltë” është projekti më i ri që do të bashkojë moderatorin Ermal Mamaqi dhe mikeshën e tij Elvana Gjata, e cila do të shfaqet për herë të parë si aktore.
Ndërkohë Ermali do të ketë jo vetëm rolin e protagonistit në film por edhe të producentit dhe bashkëskenaristit.
Në një intervistë që ka dhënë për ‘Xing.al’, Mamaqi ka zbuluar detaje lidhur mbi idenë fillestare apo edhe datën se kur filmi do të shfaqet në kinema.
‘Filmi prodhohet nga Kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ideja e këtij filmi lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy. Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi. Filmi del në dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Është një skenar i ngrohtë dhe me batuta nga fillimi deri në fund. Aktorët janë brilantë dhe Elvana Gjata garanton sukses absolut në këtë dalje të parë si aktore’- ka thënë Mamaqi.
Kujtojmë se kastit i janë bashkuar edhe emra të suksesshëm të skenës siç janë Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani./revistawho.com