Imazhi që jemi mësuar të shohim në shumicën e rasteve tek meshkujt, kryesisht në vendin tonë është ai veshjeve njëngjyrëshe dhe me pak printe.
Maksimumi i guximit të një mashkulli në veshje apo kombinim janë këpucët dhe atletet me ngjyrë si dhe bluzat me printe.
Reperi i njohur, Getoar Selimi është ndër të paktët meshkuj të ekranit që guxon vazhdimisht me ngjyrat, prerjet, printet, aksesorët e rëndë apo edhe prerjet aspak të zakonshme të veshjeve të tij.
Ne po ju tregojmë disa nga kombinimet më të guximshme të Getit, që shumë prej nesh as nuk e kanë menduar t’i bëjnë pjesë të garderobës së tyre.\revistawho.com