Ditën e sotme, këngëtarja Leonora Jakupi ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Kosovës. Në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Leonora është siguruar që eshtrat e babait të saj do të kthehen në Kosovë. Ky ka qenë amaneti i babait të këngëtares dhe dëshirë e gjithë familjes. Leonora nuk ka ngurruar që këtë lajm ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. “Ai që nderon heronjtë e meriton edhe lirinë që erdhi e ujitur me gjakun e tyre. Në takim me Kreyminstrin Ramush Haradinaj njeriun që njeh më së miri peshën e lirisë sot mora mbështetje dhe premtim që në 20 vjet pas rënies eshtrat e babit të kthehen në vendlindje”, – ka shkruar këngëtarja. Babai i këngëtares, Qazim Jakupi ka rënë dëshmor dhe është i varrosur me ish-ministrin e mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. /revistawho.com