Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se Beatrix Ramosaj dhe reperi Escoabars kanë nisur një romancë së bashku gjatë kësaj vere. Këngëtarja nuk përflitet për herë të parë në media për jetën e saj private, por këtë herë duket se nuk ka duruar dhe ka reaguar pa vonesë.
Me anë të një fotoje bukuroshja e ekranit ka treguar hapur statusin e saj duke hequr çdo dyshim mbi një lidhje me reperin. “E ndryshova statusin tim nga ‘beqare’ në akoma beqare”,-ka qenë e shkruar në foton e publikuar nga ajo. Me kaq pak fjalë, Beatrix ju është përgjigjur të gjithëve.
Kujtojmë se këngëtarja sapo ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me vëllain e saj Alban Ramosaj./revistawho.com