Një bunion (hallux valgus) është një deformim i kyςit bazë të gishtit të madh të këmbës. Në shumë raste shkaku nuk është i qartë. Ky deformim fërkohet me këpucën duke shkaktuar inflamacion dhe dhembje. Këpucët e mira shpesh rekomandohen për të lehtësuar simptomat. Një kirurgji për të korrigjuar deformimin është zgjidhja përfundimtare
Ҫfarë është një bunion?
Kur gishti i madh ka një deviacion në drejtim të gishtit të dytë, deformimi quhet bunion (hallux valgus). Kjo shkakton një dalje në formë gunge në pjesën anësore të gishtit të madh. Përveç kësaj, ka një ashpërsim të lëkurës dhe indeve pranë zonës së prekur. Lëkura e ashpërsuar dhe indet skuqen dhe shkaktojnë dhembje.
Ndonjëherë një qeskë e mbushur me lëng (bursit) zhvillohet mbi nyje.
Ҫfarë i shkakton bunionet?
Shkaku kryesor është një deformim i kycit bazë të gishtit të madh. Deformimi quhet hallux valgus. Në këtë deformim gishti i madh i këmbës zhvillon një deviacion me kënd. Për shkak të këtij deformimi, kockat e gishtit të madh shtyjnë drejt gishtërinjve të vegjël.
Lëkura mbi nyjen e devijuar më pas tenton të fërkohet me brendësinë e këpucëve. Kjo mund të shkaktojë trashje dhe inflamim të lëkurës dhe të indeve që ndodhen në anën kyçit të prekur.
Në shumicën e rasteve nuk është e qartë pse zhvillohet një deformim si bunion. Mund të jetë e trashëguar (gjenetike) që një person të ketë një kyç të dobët të gishtit të madh të këmbës. Në disa raste është i lidhur me një problem si osteoartriti ose artriti reumatoid.
Megjithatë, pavarësisht shkakut kryesor, veshja e këpucëve të ngushta ose jo komode ka tendencë ta përkeqësojë problemin. Përdorimi i këpucëve të tilla shton presionin mbi gishtin e madh të këmbës dhe shkakton fërkim me shtresën e sipërme të lëkurës.
Cilat janë simptomat dhe problemet që shkaktojnë bunions?
* Dhembje. Ju mund të keni vështirësi gjatë ecjes për shkak të dhembjes.
* Inflamacion dhe ënjtje të shputës së këmbës. Kjo e fundit ndonjëherë infektohet.
* Këmba mund të zgjerohet aq shumë sa që të bëhet e vështirë të gjesh këpucë të përshtatshme.
* Ju mund të zhvilloni artrit në gishtin e madh të këmbës.
* Gishti i dytë mund të deformohet gjithashtu.
* Në rastet më të rënda, gishti i madh mund ta spostojë sipër gishtin e dytë.
Si trajtohen bunions?
Një palë këpucë të mira shpesh janë ato që duhen
Përdorimi i këpucëve të mira nuk e shëron deformimin, por mund të lehtësojnë dhembjen dhe shqetësimin. Idealja do të ishte të ndiqni këshillat e mjekut specialist për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullimet e këmbës.
Këshillat mund të përfshijnë:
* Përdorni këpucë, atlete, ςizme apo pantofla që përshtaten mirë me këmbët tuaja
* Mos vishni këpucë me takë të lartë, me majë ose të ngushta.
* Ju do të konstatoni se këpucët me lidhëse apo shirita ngjitës janë më të mira, sepse ato mund të përshtaten sipas gjerësisë së këmbës.
* Vendosja e një materiali të butë mbi bunion mund të ndihmojë, por edhe një copë akull lehtëson dhembjet.
Kirurgji zgjidhja përfundimtare
Kirurgjia mund të këshillohet nëse ndryshimi i këpucëve nuk lehtëson simptomat. Qëllimi i operacionit është të rregullojë sa më shumë të jetë e mundur dhe të lehtësojë dhembjen. Zakonisht nuk bëhet vetëm për të përmirësuar pamjen. Kjo mund të bëhet duke përdorur një anestezi lokale ose të përgjithshme dhe zakonisht jeni jashtë spitalit në të njëjtën ditë.
Për shkak të keqrreshtimit të gishtave në pjesën e përparme të këmbës, “si kërrabë”, personi ndjen gjithnjë e më shumë dhembje gjatë ecjes dhe deformimi i gishtit të madh zhvillohet me kalimin e kohës. Duke qenë se trajtimet jo kirurgjikale nuk ekzistojnë, e vetmja mundësi është operimi i tyre. Ka më shumë se 200 opsione për të korrigjuar një bunion, por falë implanteve speciale, që Prof. Dr. Ernst Orthner ka zhvilluar këto 20 vitet e fundit, rezultatet janë shumë më të mira, dhe koha e riaftë simit është më e shkurtër.
Prof.Dr. Orthner ka zhvilluar implante speciale dhe teknika kirurgjikale në 20 vitet e fundit dhe rezultati tani është: nuk ka nevojë për paterica dhe pacienti mund të mbajë peshën trupore menjëherë pas operacionit.
Zgjedhja e operacionit të duhur varet nga:
* Fortësia e bunionit dhe se sa i deformuar është gishti i këmbës.
* Forma e këmbës.
* Nëse vuani nga konsumimi (osteoartriti) i kyçeve.
* Eksperienca dhe ekspertiza personale.
Rekomandohet të mbathni këpucë speciale për gjashtë muaj pas operacionit. Mjeku ortoped do t’ju japë këshillat dhe infomacionin e duhur për periudhën pas operacionit.
Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent në kirurgjinë ortopedike, ju shërben pacientëve në Spitalin Amerikan, me metodat më të avancuara të trajtimit të problemeve me këmbën.
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Burimi: www.spitaliamerikan.com