Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia mortore e yllit të muzikës Aretha Franklin. Të pranishëm ishin artistë të mirënjohur të cilët kënduan në nder të saj dhe një ndër to ishte edhe Ariana Grande. Këngëtarja shkëlqeu në performancën e saj pavarësisht se vëmendjen më të madhe e tërhoqi veshja. Ariana kishte zgjedhur të vishte një fustan aspak të përshtatshëm për këtë rast dhe u komentua shumë në media. Fustani i zi ishte shumë i shkurtër dhe i nxirrte në pah më shumë seç duhet. Përpos që ishte në një ceremoni mortore, ajo ishte edhe në kishë prandaj ky fustan nuk duhej veshur për dy arsye të forta./revistawho.com