Periudha e vjeshtës është më e vështira për flokët. Në këtë sezon ato fillojnë të bien pa arsye dhe shpesh mendojmë se nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Kjo periudhë është mjaft e keqe edhe për flokët kaçurrela, të cilat ndryshojnë formë. Ne po ju tregojmë disa këshilla të vlefshme që do ju ndihmojnë të ruani formën dhe butësinë e flokëve kaçurrel.
- Trajtojini flokët tuaj, për të paktën një herë në javë me vaj ulliri.
- Prisni majat e dyfishta dhe të thata, pasi ato nuk lejojnë që floku juaj të zgjatet.
- Përdorni kremrat e duhur vetëm për flokë kaçurrela
- Nëse keni flokë kaçurrela si fillim duhet të përdorni kremin dhe më pas shampon, pasi kremi i zbut dhe i drejton ato.
- Sigurohuni që çdo produkt që ju përdorni për flokët të përmbajë proteina, pasi në këtë periudhë vjeshte floku juaj ka shumë nevojë për to./revistawho.com