Data 3 shtator, e hëna e parë e këtij muaji ka përkuar me hapjen e kopshteve dhe çerdheve për më të vegjëlit. Julka Gramo, moderatorja e njohur ka zgjedhur t’i ndajë me të gjithë emocionet e ditës së parë të kopshtit për të voglin e saj. Me sa duket gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë, pasi Greg nuk e ka pasur fare të lehtë të mësohet pa mamin e tij.
“Para, pas dhe më pas. Dita e parë e kopshtit: Duruam vetëm 1 orë e 45 minuta, nga të cilat 30 minuta ngjitur pas mamit. Gati për të përmirësuar kohën në ditët në vijim. Po fëmijëve tuaj sa kohë u është dashur që të përshtaten me situatën e re? Me të lehta kujtdo që e ka çerdhen apo kopshtin për herë të parë”,-ka shkruar Julka krahas fotove të djalit të saj.
Kujtojmë se ditën e djeshme Greg festoi ditëlindjen e 3-të me një festë madhështore./revistawho.com