Mbrëmjen e kaluar në New York startoi eventi i rëndësishëm i modës. Në pasarelë kaluan modelet e para të firmës së njohur “Tom Ford” dhe veshjet ishin të adhurueshme. Koleksioni “Pranverë 2019” ka sjellë risitë e para në ngjyra dhe materiale dhe vihet re se materiali saten është mbizotëruesi. “Tom Ford” kishte menduar edhe për meshkujt. Këmishat ishin kombinuar me bluze të trasha si dhe xhaketat me printe.
Gigi Hadid, Joan Smalls dhe Kaia Gerber ishin tre supermodelet të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre./revistawho.com