Dy shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela kanë rrëmbyer zemrat e publikut me humorin dhe figurën e thjeshtë që shfaqin në ekran. Tashmë janë bërë personazhe të njohur dhe përveç punës së tyre, publiku ka interes edhe për jetën private. Të dy djemtë e emisionit ‘Bukë, e kripë e zemër’ ishin të ftuar ditën e sotme tek ‘Rudina’. Përveçse sezonit televiziv dhe recetave që do të sjellin, Alfio dhe Indriti rrëfyen edhe historitë e tyre të dashurisë. Ata thanë se kanë lënë pas krahëve lidhjet që kishin më parë në Itali dhe tani duket se në jetën e tyre ka persona të rinj. Në fakt Indriti tha se nuk ende diçka konkrete, ndërsa Alfio foli për një lidhje dashurie serioze. “Unë jam në një lidhje serioze. Kam goxha kohë me të. Jemi njohur këtu. Kam kuptuar shumë gabime që kam bërë në të kaluarën dhe dua t`i rregulloj, të jem bashkë me të”, – ka rrëfyer Alfio. Me siguri pas kësaj deklarate, Alfio duhet të ketë thyer shumë zemra vajzash. /revistawho.com