Aktori turk Ozcan Deniz është bërë i njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Kahraman’ në serialin “Një pjesë e imja”. Kanë kaluar disa vite nga realizimi i atij seriali dhe tani, Ozcan ka filluar të vërë re shenjat e para të moshës. Këtë e ka treguar së fundmi në realizimin e fotove për serialin që do të nisë xhirimet së shpejti. Mediat turke raportojnë se aktori ka përdorur ‘photoshop’ pasi mendon se është plakur dhe nuk dëshiron që rrudhat të bien në sy.
Ozcan Deniz është 46 vjeç dhe para disa muajsh u bë baba për herë të parë./revistawho.com