Pinki i kërkon Anikës të marrë arrë kokosi dhe ajo shkon në depo. Daksh e ndjek nga pas. Dera e depos mbyllet dhe Anika trembet. Shivai i del para Anikës dhe i thotë të mos frikësohet. Anika e përqafon. Shivai i thotë Anikës se do e vras Dakshin nëse i bën diçka asaj. Anika e pyet pse do vrisje dikë për mua. Shivai i thotë ti je shumë e rëndësishme për mua. Në shtëpinë Oberoi nis ceremonia Roka e Priankës dhe Ranvirit. Kamini i thotë Ranvirit të ushqejë me fruta Priankën. Shivai shkon dhe e hedh pjatën tutje. Të gjithë habiten. Shivai thotë se pjata ishte me milingona. Më vonë ai kap Ranvirin dhe i thotë të bëjë kujdes pasi do e vras nëse Priankës i ndodh gjë. Daksh dëgjon që Prianka është shtatzënë dhe bën plan ta prishë këtë lidhje. Anika sheh në ëndërr Dakshin duke tentuar ta vrasë në vaskë. Shivai e qetëson dhe i thotë se nuk do e lejojë t’i ndodhë gjë. Zvetlana i jep Gorit një ilaç për Omin dhe i thotë t’ja japë atij sepse i bën mirë për stresin. Gori i jep Omit ilaçin. Ai e ha dhe bie pa ndjenja në shtrat. Gori tronditet dhe i thotë Zvetlanës. Ajo bën që Gori të nuhasë një ilaç dhe Gori bie pa ndjenja gjithashtu. Ajo ngrihet pas disa orësh dhe sheh që Om është ende pa ndjenja. Gori i kërkon falje Omit pasi nuk e dinte që Zvetlana kishte hedhur ilaç dhe i prek atij këmbët. /revistawho.com