Pas vendimit për t’u martuar femra vihet përpara dy zgjedhjeve: të mbajë mbiemrin e saj ose të marrë atë të bashkëshortit dhe Kejsi na ka zbuluar se zgjedhja e saj ka qenë e dyta. Deri në publikimin e intervistës ekskluzive që Stresi dhe partnerja e tij dhanë për revistawho.com, askush nuk e dinte që dy të rinjtë ishin celebruar.
Ndërsa tani Kejsi zbuloi detajin e veçantë me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instastory’, ku zbulohet mbiemri që ka zgjedhur të mbajë. Kujtojmë se çifti ka deklaruar se së shpejti do të martohen me një ceremoni madhështore./revistawho.com