Halit Ergenç dhe bashkëshortja e tij Berguzar Korel janë një nga çiftet më të ndjekur në Turqi. Ata janë të njohur edhe për publikun shqiptar si protagonistë në serialin ‘Një mijë e një net’, ku edhe u njohën. Në një pronocim për gazetarët ata kanë bërë publik vendimin e prerë që ka mërzitur fansat. “Këtë vit kemi vendosur të mos punojmë. Do të pushojmë këtë sezon”,- tha Halit Ergenç.
Mendohet që ky vendim ka ardhur pas lodhjes së madhe prej rreth dy vitesh me projekte. Së fundmi çifti ka mbyllur xhirimet e serialit të ri “Vatanim sensin”, ku aktrojnë sërish krah njëri-tjetrit./revistawho.com