Lourdes Maria Cicone Leon ka bërë parakalimin më të çuditshëm në javën e modës në New York. E veshur me xhinse të grisura, të gjera të kombinuar me pupla jeshile ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë botës. Ajo çfarë bëri më tepër zhurmë ishin këmbët e saj të padepiluara. Fotot e saj qarkulluan shumë shpejt në internet dhe pas kësaj vajza e Madonna-s ka zgjedhur të bëjë një reagim.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka rrëfyer se i ngjan mamasë së saj dhe se ashtu si ëma edhe Lourdes është pjesë e lëvizjes së grave për lirinë dhe shprehinë e bukurisë natyrale./revistawho.com