Alba Çobaj, një nga konkurrentet më të përfolura të edicionit të 8 të reality show-t “Big Brother”, vazhdon të mbajë të azhornuar fansat e saj për jetën që bën. Shumë aktive në rrjetet sociale, Alba ka njoftuar sot se ndodhet në Prishtinë. Ajo e ka justfikuar udhëtimin se po shkon për shopping, mirëpo nuk dihet nëse mund të ketë tjetër arsye. Në Prishtinë jeton dhe punon Diedoni, ish i dashuri i Albës, prej të cilit s’ka pak kohë që është ndarë. Çifti u takua disa ditë më parë në Pallatin e Kongreseve pasi të dy ishin të ftuar në spektaklin e bukurisë “Miss Universe Albania” dhe u panë teksa bisedonin bashkë. Të jetë folur për rikthim?! Kjo mbetet për t’u parë…
Discussion about this post