Erkan Pettekaya dhe Zeynep Elcin ditët e fundit janë duke punuar për realizimin e pjesëve të serialit ku do të shfaqen së bashku. Dyshja janë mjaft entuziastë për këtë, por duket se një incident i ndodhur do ju ndalojë për pak kohë xhirimet. Teksa ishin duke filmuar një pjesë në mal, Zeynepin e ka pickuar një bletë e cila duket se i ka bërë reaksion. Menjëherë pas kësaj gjendja e aktores është përkeqësuar dhe e kanë nisur drejt spitalit. Gjendja e saj aktuale është mirë, megjithatë realizimi i skenës në mal për të vazhdon të jetë i rrezikshëm./revistawho.com