Leonora Jakupi gjithmonë ka treguar se familja është gjëja më e shtrenjtë për të. Ndonëse nuk janë të plotësuar, për shkak të mungesës së babait, për Leonorën familja është mbështetja dhe dashuria më e madhe. Mbrëmja e djeshme ka qenë një ditë e shënuar për ta, sepse kanë mbledhur gjithë njerëzit e afërt për të festuar martesën e Blertës, motrës së këngëtares.
Ashtu si çdo herë tjetër, Leonora dukej mahnitëse në dasmë.
Ajo nuk ka ngurruar që momentet më speciale të dasmës t’i ndajë me gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Mes miqve dhe këngëtarëve të njohur, familja e Leonorës ka festuar për këtë ditë të rënëdësishme. Gjithashtu vlen për t’u përmendur se nuk është aspak çudi që pavarësisht se është prej vitesh në skenë Leonora vazhdon të mbetet ndër vajzat më simpatike, sepse të gjithë bukurinë me siguri e ka të trashëguar nga familja e saj. /revistawho.com