Një foto e publikuar në ‘Instagramin’ e Glenti Nallbanit, kryeredaktor i ‘Procesi Sportiv’ ka ngritur dyshimet se Edi Manushi nuk do të largohet nga programi në fjalë, sikurse tha se do të bënte në korrik. Në një prononcim ekskluziv për revistawho.com, moderatori i njohur pranoi se do të jetë serish pjesë e emisionit dedikuar sportit.
Mesa duket edhe këtë sezon Edi nuk i rezistoi magjisë së futbollit, por risi do të jetë hyrja e një tjetër moderatoreje. Ashtu sikurse është thënë edhe më herët, Nevina Shtylla këtë sezon do të jetë pjesë e ‘Procesi Sportiv’. Edi Manushi ka zbuluar se krah tij do të jenë dy prezantueset bukuroshe, Nevina dhe Fjoralba Ponarin, me të cilën e kemi parë të drejtojë programin sezonin e kaluar. “Me njërën do prezantoj të dielën me tjetrën të hënën”,-shprehet moderatori. Kujtojmë se Nevina Shtylla është larguar nga ‘Klan Tv’ ku prezantoi ‘Jo vetëm modë’ për një sezon./revistawho.com