‘Instagram’ është ndër rrjetet sociale më të përdorura në botë. Nga dita në ditë ai është duke avancuar dhe herë pas here sjell risi të cilat ju nevojiten përdoruesve. Opsioni i ri që vjen tek te gjithë perdoruesit e ‘Instagram’ është dërgimi i imazheve ‘GIF’ e mundësuar nga ‘Giphy’. Tani të gjithë do të jenë në gjendje të dërgojnë animacione në një mesazh individual ose grup.
Mund të kërkoni GIF-të e renditura rastësisht ose te kërkoni diçka specifike. Updati ka arritur në ‘iOS’ dhe ‘Android’ që nga dita e djeshme./revistawho.com