Pothuajse të gjithë e kanë provuar të paktën njëherë në jetë dhimbjen e mesit. Madje duket se vitet e fundit shifrat e personave të prekur nga kjo sëmundje po shtohen dita-ditës. Për më tepër jo vetëm të rriturit, por edhe moshat e reja po përballen me këtë problem. Shkaktarët e dhimbjes së mesit janë të shumtë dhe më poshtë do të zbuloni çfarë mund të bëni për të redukruar dhimbjen.
Vitet e fundit shkaktari kryesor për dhimbjet e mesit është jeta sedentare. Mënyra e jetesës ndikon shumë në këtë problem dhe duket se fajtorët kryesorë janë telefonat. Telefonat ‘smart’ përveçse po ndikojnë negativisht në socializim, kanë një ndikim shumë të madh edhe në shëndetin tonë. Përveç këtyre, dhimbjet e mesit mund të shkaktohen edhe nga të tjerë faktorë si stresi, çrregullimet hormonale, pozicioni që mbajmë kur qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë. Dhimbjet e mesit asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar, përkundrazi doktorët thonë se duhet të vizitoheni në momentin e parë që ndjeni dhimbje. Nëse dhimbja vazhdon për tre muaj me radhë dhe ju nuk kuroheni, atëherë kjo do të kthehet në dhimbje kronike dhe do të jetë më e vështirë për t’u trajtuar. Terapitë alternative, praktikimi i yogës dhe gjimnastika janë format më të mira për të reduktuar dhimbjet e mesit. /revistawho.com