Aktorja indiane Shrenu Parik ka fituar zemrat e të gjithëve me rolin e saj si “Gori” në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Ndonëse publiku shqiptar e njeh nga ky rol, në Indi Shrenu është shumë e njohur pasi ka luajtur në seriale shumë të ndjekur.

Falë kësaj ajo ka arritur të ketë miliona ndjekës në rrjete sociale dhe të kthehet në një nga aktoret më të pëlqyera, ku në karrierën e saj nuk kanë munguar çmimet e shumta. Edhe pse ka një axhendë të ngjedhur, 28-vjeçarja arrin të gjejë kohën edhe për të postuar në Instagram.

Postimet e saj të fundit kanë arritur më shumë se 150 mijë pëlqime dhe mijëra komente. Kjo ka bërë që Shrenu të shpallet Mbretëresha e Instagramit për këtë javë nga një portal indian./revistawho.com









