Sipas një studimi të prezantuar së fundmi në ‘Kongresin e Shoqërisë Europianë të Kardiologjisë 2018” , pushimet jo vetëm që u ndihmojnë të relaksoheni, por ndikojnë edhe në jetëgjatësi. Nëse bëni tre pushime të gjata në një vit do të keni shumë përfitime shëndetësore. Hulmutimi u krye nga studiuesit në Universitetin e Helsinkit, në të cilin u morën në studim 1.222 burra me moshë mesatare 40 vjeç. Burrat e marrë në studim kishin lindur gjatë viteve 1919 dhe 1934 dhe u regjistruan në studim në vitet 1974-1975. Ata u ndanë në dy grupe, njëri i kontrollit dhe tjetri i ndërhyrjes. Atyre që ishin në grupin e ndërhyrjes u dhanë këshilla se si të përmirësonin shëndetin e tyre, ndërsa ata që ishin në grupin e kontrollit jetuan në të njëjtën mënyrë që kishin jetuar gjithmonë. Burrat që ishin në grupin e ndërhyrjes u thanë që të ushtroheshin, të ushqeheshin shëndetshëm, të ndalonin duahpirjen, të kontrollonin peshën e tyre. Si rezultat, pas 15 vitesh u vu re se ata që ishin në grupin e ndërhyrjes kishin shkallë më të lartë të vdekshëmrisë sesa ata në grupin e kontrollit. Kjo ndodhi sepse njerëzit në grupin e ndërhyrjes punonin fort, flinin pak dhe nuk pushonin mjaftueshëm. Pushimet e tyre ishin më pak se tre javë në vit dhe prandaj kishin 37% më shumë shanse për të vdekur. /revistawho.com