Kanye West ka përdorur llogarinë e tij të Twitter në orët e vona të mbrëmjes së dielë, më 14 shkurt, për t’i kërkuar themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerbeg t’i depozitojë atij një shumë prej 53 milionë dollarësh për ta ndihmuar për borxhin e tij. Sipas “Us Weekly” pak javë më parë reperi ka treguar rreth borxhit që ka, përmes një postimi në Twitter, duke i kërkuar fansave që të luten që ai ta kalojë sa më shpejt këtë krizë financiare.“Mark Zuckerberg, e di se sot është ditëlindja jote por të lutem a mund të më telefonosh nesër… Ty të pëlqen muzika dhe arti im. Po të kërkoj ndihmë publike, gjëja më e mirë që mund të bësh është të më ndihmosh në këtë kohë të vështirë”- shkruan Kanye. “Gjithmonë do të respektoj dhe bota do të të dojë akoma më shumë. E di që mund ta bëj këtë botë një vend më të mirë… Kam bërë të pamundurën. E rimora përsëri fronin e rep-it si edhe jam bërë pjesë e industrisë së modës”- përfundon Kanye. /topalbaniaradio