Për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa sukseset nuk kanë fund. Mjafton që ajo të publikojë një këngë dhe shumë shpejt do të kthehet në hit të padiskutueshëm. Pavarësisht se karriera e saj ka kapur majat, këngëtarja nuk e ka lënë pas asnjëherë prejardhjen e saj.
Së fundmi e ftuar në një emision radiofonik së bashku me emra të njohur si, Jennifer Lopez dhe Jessica Alba, Dua ka treguar plot krenari për prejardhjen e saj. Madje teksa kanë realizuar fotot në fund të emisionit ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës.
Suksesi i fundit i Duas është kënga “Electricity”, ndërkohë që ka nisur punimet për një duet me ikonën e muzikës në Itali, Andrea Bocelli./revistawho.com