Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Nishanet dhe gjithçka duhet të dini për të parandaluar melanomën

03/10/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nishanet dhe gjithçka duhet të dini për të parandaluar melanomën

Me siguri të gjithë keni nishane në fytyrë, por nuk dini mjaftueshëm për to. A janë të rrezikshëm? Si mund të kujdeseni për to? Këto dhe shumë problematika të tjera kanë marrë shpjegim nga dermatologia, Dr. Sh. Migena Gega, në një intervistë për “revistawho.com”.





Si duken nishanet?

Nishanet ndryshojnë nga ngjyra që ato kanë. Në të shumtën e rasteve ato janë me ngjyrë kafe të lehtë, deri në kafe më të errët. Por nushanet mund të jenë edhe me ngjyrën e lëkurës ose në ngjyrë të zezë.


Pjesa më e madhe e nishaneve janë të sheshtë dhe të rregullt në formën e tyre. Disa nishane janë të ngritur mbi lëkurë, me konsistencë të butë në prekje dhe me ngjyrë më të zbehtë.

Cili nga ne duhet të vizitohet për nishanet?

Secili nga ne duhet të bëjë një herë në çdo 6 muaj kontroll, por nese keni nje familjar që është diagnostikuar me melanoma, ju duhet të bëni kontrolle më të shpeshta, si dhe të ekzaminoheni nga mjeku dermatolog. Theksojmë se është mirë që secili nga ne të kryejë një kontroll çdo 6 muaj deri 1 vit tek mjeku.

Cili person duhet të merakoset?

Është shumë e rëndësishme të tregoheni të vëmendshëm ndaj një nishani që ju duket ndryshe nga të tjerët. 

Nishanet displastikë jane ato nishane që duken ndryshe nga të tjerët dhe evoluojnë drejt melanomës. Në qoftëse ju keni një numër të madh nishanesh displastik ju jeni në rrezik për melanoma (kancerin e lëkurës).

Në qoftëse ju keni ndonjë nishan që duket më i madh se nishanet e tjera, me kufij të çrregullt, me ngjyrë jo të njëtrajtshme, ose që mund të kenë pak ngjyrë rozë, ju duhet të ekzaminoheni tek mjeku.

Nëse ju evidentoni një ndryshim në ngjyrë apo formë, keni kruarje, dhimbje ose gjakosje tek nishani kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Si të ekzaminoni lekurën tuaj?

Filloni nga heqja e të gjitha rrobave në trup dhe gjeni një pasqyrë të mirë. I kushtoni rëndësi të gjitha pjesëve të lëkurës suaj edhe zonave që nuk ekspozohen në diell. Mos harroni të ekzaminoni kurrizin, pjesën e pasme të qafës dhe skalpin. Ju duhet një mik ose partneri që ta bëjë këtë për ju. Të rëndësishme janë dhe zonat e fshehura, si pjesët midis gishtave të këmbëve të duarve, shputat e këmbës dhe pjesa e pasme e gjurit.

Në qoftë se një nishan ka një nga shenjat e mëposhtme, konsultohuni me mjekun pa pritur që nishani të ndryshojë.

ABCDE-ja e nishaneve:

Asimetria: Njëra gjysmë nuk korrespondon me gjysmën tjetër.

Border(Kufiri): Kufijtë janë të prishur, të paqarta apo të njollosuara.

Color(Ngjyra): Nishani paraqitet me ngjyra të ndryshme si; e zezë, blu, e bardhë ose e kuqe.

Diametri i nishanit është më i madh se diametri i lapsit.

Evolucioni: Nishani duket ndryshe nga të tjerët dhe ndryshon ngjyrë , permasat, formën.

Menyra më e mirë për të parë ndryshimin e nishaneve është fotografimi i tyre. Vendi më i zakonshëm i melanomës tek femrat jane kembët, ndërsa tek meshkujt shpina.

Kujtoni që duhet të vetëekzaminoheni rregullisht dhe nëse keni një nishan me ndryshimet e dukshme, mos vononi të kontaktoni mjekun dermatolog./revistawho.com

Tags: dermatologeKeshillakujdesi per lekurenmelanomaMigena Geganishanetprobleme
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Larg bashkëshortes, Lumi B gjen mënyrën e veçantë për ta uruar

Larg bashkëshortes, Lumi B gjen mënyrën e veçantë për ta uruar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera