Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mësoni trashëgiminë kulturore, ‘Etno Vibes’ ju pret në Shkodër

28/09/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mësoni trashëgiminë kulturore, ‘Etno Vibes’ ju pret në Shkodër

Një shoqëri pa identitet nuk mund të ekzistojë dhe kush më mirë se sa trashëgimia kulturore mund ta përcjellë identitetin e vërtetë të kombit. Shqipëria ka fatin që të jetë e pasur me vlera kulturore të çmuara, që me shumë fanatizëm janë ruajtur brez pas brezi. Për të promovuar vlerat shpirtërore dhe artin e bukur, ‘Ti Institute’ për të dytin vit radhazi organizon ‘Etno Vibes’. Në një spektakël të rrallë, i ideuar këtë herë në djepin e kulturës, në qytetin e Shkodrës, ‘Etno Vibes’ do të shpalosë të gjithë elementët artistikë të bazuar në folklor, por të sjella në kontekstin bashkëkohor. 29 shtatori e shpallur si ‘Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore’ do t’i dedikohet vetëm traditës, kulturës, stilit, të bukurës. Sigurisht që në Shkodër nuk ka vend më të përshtatshëm se sa ‘Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi’ për të realizuar këtë eveniment kaq dinjitoz për kulturën shqiptare. Gjithçka do të nisë në orën 11, kur të gjithë artistët pjesëmarrës do të prezantojnë punimet e tyre të frymëzuara nga tradita shqiptare. E më pas një spektakël artistik me këngë, poezi e balet do t’i dedikohet trashëgimisë kulturore në zonën e pedonales së Shkodrës. ‘Ti Institute’ siguron se ky spektakël do të jetë i kuruar në detaj nga një trup profesionistësh, për të sjellë më bukurën e traditës shqiptare në formën më të mirë. Nëse nuk dini ku të kaloni fundjavën, ja ku e keni një ide. Nisuni në Shkodër, ‘Etno Vibes’ ju pret të mësoni gjithçka për vlerat shpirtërore dhe kulturën shqiptare. /revistawho.com






Tags: etno vibeskultura shqiptareshkoderti institute
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Festë në familjen e Ilva Tares, Thomas bën 1 vjeç

Festë në familjen e Ilva Tares, Thomas bën 1 vjeç








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera