Kripa është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Natriumi që merrni prej saj ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe ju mban të hidratuar. Megjithatë nëse konsumohet në sasi të tepruar kripa mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, rritjen e rrezikut të sulmit në zemër dhe krijimin e grimcave në veshka. Nëse ju jeni treguar të pakujdesshem dhe keni konsumuar shumë kripë ne po ju tregojmë disa mënyra që do ju ndihmojnë ta largoni.
1- Pini sa më shumë ujë. Konsumimi i ujit është mënyra më e mirë për të nxjerrë nga trupi mbeturinat ushqimore. Konsumoni 3 litra ujë çdo ditë dhe trupi juaj do të jetë më i pastër.
2- Pini lëngje që përmbajnë vitamina. Nëse uji ju ndihmon që të largoni mbeturinat ushqimore nga trupi, lëngjet janë të nevojshme që trupi të marrë vitamina për të mbytur sasinë e kripës.
3- Bëni ushtrime fizike në mënyrë që të djersisni. Djersitja nxjerr sasinë e tepërt të kripës prandaj nëse ju djersisni shumë kjo është një shenjë që tregon se ju keni shumë kripë.
4- Pakësoni kripën në ushqime. Sigurisht që nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm duhet të hiqni dorë nga kripa e tepërt. Një sasi e tepërt nuk është asnjëherë diçka e mirë.