Majk është ndër ata reperë i cili përveç karrierës është shumë i përfolur edhe për jetën e tij private. Reperi është babai i një djali nga lidhja me Majlinda Zekën dhe së fundi ka pranuar ndarjen nga Melita Nushi. Por duket se Majk nuk ka ndenjur shumë kohë pa pasur një femër në krah. Burime për revistën “Story” kanë fotografuar Majk në një bar në Tiranë, shoqëruar nga e dashura e tij e re. Mësohet se vajza jeton në Tiranë dhe është 18 vjeçe. Kejda është e njohur në kryeqytet pasi është ndër tatuatoret e rralla femra në Shqipëri./revistawho.com