Michael Jackson ka dhuruar emocion për dashamirësit e muzikës së tij dhe ka lënë pas hite që kanë shënjuar emrin e tij me shkronja të arta. Por dëshira e tij e vetme nuk ka qenë muzika, pasi ai ka dashur të jetë edhe aktori që luan agjentin britanik 007. Në dokumentarin e tij të ri, Michael Ovitz, agjenti i Hollywood kujton kohën kur Michael i ka kërkuar të luajë rolin në fjalë.
“Ai u përpoq të bënte një shfaqje të aftësive aktoriale për filmin aksion dhe shumë prej atyre që e panë qeshën pasi u rrëzua. Ju afrova dhe fola me të. Dukej i mërzitur sepse qeshëm, por arrita ta qetësoj. Ai më kërkoi të luante James Bond dhe dukej aq serioz kur fliste. Sot them me krenari se ajo kërkesë nuk më bëri të qesh. I shpjegova se nuk ishte gjëja e duhur për të, sepse ishte shumë i dobët, i brishtë dhe nuk kishte konstruktin e duhur për të transmetuar imazhin e një personi të fortë. ‘E di që mund ta bësh, por nuk është mirë për ty”,-e ka mbyllur fjalën Ovitz në përballje me Michael Jakson. Megjithatë ky refuzim nuk e mbajti larg aktrimit këngëtarin e njohur, pasi ai ka qenë pjesë e disa projekteve të tjera kinematografike./revistawho.com