Sekreti pas linjave perfekte trupore te Bella Hadid është zbuluar nga nutricionisti i saj, Charles Passler. Në një intervistë për ‘People’ ai ka treguar se dieta e modeles bazohet në ushqime me proteinë, pak karbohidrate dhe ushqime me yndyrë të shëndetshme si avokado apo fruta të thata. Ai ka shpjeguar se nëse konsumoni karbohidrate, shumë proteinë dhe yndyrë, trupi do i përdorë karbohidratet si energji. Gjithashtu nutricionisti ka shtuar se duhet gjetur një balancë mes proteinave dhe karbohidrateve. “Nëse konsumoni karbohidrate në sasi të madhe, trupi një pjesë do e përdorë për energji, ndërsa pjesën tjetër e kthen në dhjamë”, – ka thënë ai. Kështu për të pasur format e dëshiruara të Bella Hadid thjesht duhet të dini çfarë të konsumoni më shumë dhe më pak. Duke eliminuar karbohidratet dhe duke konsumuar ushqime me proteinë dhe yndyrë, përveçse nuk do të merrni shumë kalori, do ta mbani edhe energjinë në gjendje stabël. /revistawho.com