Prej vitesh shafrani i Indisë është përdorur për të rritur imunitetin, kuruar plagët dhe për anti-oksidantët në trup. Studimet kanë zbuluar se nëse shafrani i Indisë konsumohet në sasinë e duhur mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit, ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe të përmirësojë shëndetin e trupit. Madje për të qenë të shëndetshëm ekspertët sugjerojnë që të konsumoni 500 mg shafran Indie çdo ditë. Por një studim i fundit i ka hedhur të gjitha poshtë. Sipas tij thuhet se shafrani është i mirë për shëndetin, por trupi e ka shumë të vështirë të përthithë lëndët e tij ushqyese. Megjithatë kjo nuk do të thotë se shafrani i Indisë ka efekte negative në trup. Prandaj mund të vazhdoni ta konsumoni, por nuk duhet te besoni çdo gjë që thuhet për vetitë e tij kuruese. /revistawho.com