Ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, është bërë nënë rreth dy vite më parë. Vogëlushja e saj Dezi është frut i dashurisë me partnerin Eldi Dizdari dhe tanimë ajo është kthyer në qendrën e botës për ta.
Ndodh shpesh që prindërit pas lindjes së fëmijës, sidomos femrat, të përqendrohen vetëm tek rritja e tyre dhe të lënë mënjanë partnerët e tyre. Por duket se me Suadën nuk ka ndodhur kështu. Si një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar ajo ka treguar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, se marrëdhënia e tyre thjesht është forcuar më shumë dhe bashkëshortin nuk e lë asnjëherë pas dore.
“Unë nuk jam nga ato mama që sapo bëhen me fëmijë nuk i kushtojnë vëmendje partnerit. Marrëdhënia jonë vazhdon të jetë njësoj dhe nuk ka ndryshuar fare”, shprehet Suada.
Suada përpos rritjes së vogëlushes është aktualisht duke u marrë edhe me një biznes të sajin./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BohOUdyhKdU/?taken-by=suadasherifi