Bajamet janë të pasura me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit. Pavarësisht se të gjithë e dimë sa të shëndetshme janë, pjesa më e madhe kanë një koncept të gabuar për konsumimin e tyre. Bajamet janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, ndihmojnë për të mbajtur në rregull nivelet e kolesterolit dhe nivelin e glukozës në gjak.
Për të marrë të gjitha vlerat e nevojshme duhet të dini se bajamet duhen konsumuar me gjithë lëkurë. Lëkura është arsyeja e vetme që bajamet janë të pasura me fibra natyrale. Gjithashtu është i gabuar mendimi se bajamet e pjekura humbasin të gjitha vlerat. Përkundrazi, në momentin që piqen, uji i tepërt largohet nga bajamet dhe kështu rritet përqëndrimi i vlerave të tjera ushqyese. /revistawho.com