Ardhja e stinës së vjeshtës po na prezanton me trendet që do të pushtojnë dyqanet në vazhdimësi. Një ndër to na e kanë sjellë edhe vajzat e showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për ngjyrën bojëqielli pastelë. Para pak javësh e pamë të ishte mbizotëruese në javët e modës ndërsa tani e shohim në fotot e vajzave tona. Së shpejti, me shumë mundësi do jetë edhe në rrugët e Tiranës. Nëse po mendoni t’i shtoni garderobës suaj diçka që të jetë trend për muajt në vazhdim, përpiquni të zgjidhni një pjesëz të ngjyrës bojëqielli pastelë. Nuancën lërjani shijeve tuaja, ndërsa për kombinimet hidhini një sy sugjerimeve që ju vijnë nga femrat më trendy të ‘showbiz’-it shqiptar./revistawho.com
Bieta Sulo
Olta Gixhari
Rudina Magjistari
Xhensila Myrtezaj
Irena Kita
Suada Sherifi
Luana Vjollca