Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl i dhanë fund beqarisë në qershor të këtij vit. Dyshja jetojnë së bashku dhe duket se Afërdita ka vendosur të bëhet nuse për shtëpi. Prej disa ditësh ajo ndodhej në Shqipëri dhe menjëherë sapo është kthyer pranë partnerit ka nisur t’i gatuajë ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha të mbushur me dashuri. Pjatën që ka gatuar e ka publikuar Jakub në ‘Instastory’ dhe ajo duket plot vlera ushqyese. Duke qenë se ai merret me sport, ky është ushqimi i duhur për të fituar energji./revistawho.com