Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Armina Mevlani, pas Behgjet Pacollit e Samir Manes për kontributin tek fëmijët me sindromën Down

16/02/2016
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A

Në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, fondacioni “Down Syndrome Albania”, ka bërë të ditur se në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, janë mbledhur 48,761 euro. Ndër emrat e kontribuesve, veç njerëzve të njohur nga bota e biznesit vëmë re edhe emrin e showgirl-it, Armina Mevlani, apo stilistes Enada At Nikolla. Mevlani, renditet e katërta për kontributin e saj për fëmijët me sindromën Down, duke pasur përpara vetes në listë emrin e Behgjet Pacolli, Samir Manes dhe presidentit të Alpha Bank.





Me datë 18 Dhjetor 2015, në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, të organizuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave, përfaqësuesit e biznesit dhe personalitetet e ftuara u informuan dhe u ndërgjegjësuan dhe për kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën Down.

Me dt 2 Shkurt 2016, pranë llogarisë së Fondacionit “Down Syndrome Albania” është derdhur dhe kontributi i fundit i pritur në kuadër të Ballos Presidenciale. Shuma në total e mbledhur nga kjo ballo është 2,666,850 Lekë dhe 23,284 euro. Fondet u mblodhën në formën e dhurimeve, nga shitja e pikturave të piktores 18 vjeçare me sindromën Down nga Bulqiza, Irma Nika (e ftuar speciale ne Ballo bashkë me Emmanuel Joseph Bishop, violinistin me sindromën Down nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili luajti në violinë bashkë me orkestrën e RTSH në ballo, për të përshëndetur të pranishmit), nga shitja e fotove të ekspozitës “Edhe unë jam vepër arti”, një projekt i fotografes Soela Zani, stilistes Lilo Shehu dhe Fondacionit “Down Syndrome Albania” (DSA).


Donatorët e Ballos Presidenciale 2015 të renditur sipas vlerës më të lartë të dhuruar dhe rendit alfabetik brenda të njëjtës vlerë:

Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Samir Mane, Albchrome sh.p.k. (Balfin Group)

Periklis Drougkas, Alpha Bank Albania

Zj. Armina Mevlani, Delirium Shop

Behar Male, Tirana International Development

Myftar Lymeshi

NBG Bank

Societe Generale Bank

Fiqiri Ismaili, Agro Blend sh.p.k

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Armand Peza, Geraldina Sposa

Zj. Enada At’Nikolla, stiliste

Zj. Mirlinda Metaj Tafa, Stiliste

Zj. Diana Dervishi

Kompania SGS

Aleks Millo, Millocolor sh.p.k.

Arben Malaj

Tonin Alia, Ardeno

Zj. Alma Spathara

Zj. Anila Godo, Shefe e Shërbimit të Hematologjisë, Pediatria QSUT

Si rrjedhojë e Ballos Presidenciale, Fondacionit i janë shtuar dhe dy donatorë mujorë me një kontratë 1 vjeçare. Ato janë Trimed sh.p.k. dhe Agikons sh.pk. , vlera e të cilëve në fund të vitit 2016 do të jetë 900,000 lekë. Kontributi i llogaritur në total nga Ballo Presidenciale përfshirë donatorët e rinj mujor dhe e llogaritur në vlerë në euro, është 48,761 euro. Falë Ballos Presidenciale dhe donatorëve të tjerë mujor të DSA: Intercom Data Service, Hako sh.p.k, Selcom dhe fondit të Bordit të Cështjeve të mira të Lotarisë Kombëtare për projektin “Më mbështët, më zhvillo, më drejto drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse”, Fondacioni do të ketë të mundur të ofrojë pa pagësë përgjatë vitit 2016, shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, pranë Qendrës së saj të Arritjeve dhe Zhvillimit si dhe të ndjekë me vizita periodike pranë familjes, fëmijë të tjerë në rrethe.

Themeluesja dhe drejtuesja e Fondacionit, Znj. Emanuela Zaimi (njëkohësisht prind i një djali 4.5 vjeçar me sindromën Down), në emër dhe të Bordit Drejtues të DSA, prindërve të tjerë dhe të stafit të DSA, falenderon përzemërsisht Presidentin e Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonjën a Parë Odeta Nishani për inisiativën e ndërmarrë për mbështetje konkrete, dhe çdo biznes e individ që dha kontributin e tij të çmuar në këtë ballo. Përulemi para vlerave të tyre njerëzore dhe ndjeshmërisë të treguar!

Fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA), është themeluar në vitin 2013. Qendra e saj e Shërbimeve për Fëmijët me Sindromën Down, Qendra e Arritjeve dhe e Zhvillimit, u ngrit falë financimit dhe kontributit me të mira materiale të: Raiffeisen Bank, Telekom Albania, T.I.K.A. (Turkish international Cooperation and Development Agency), Spitalit Amerikan, Neptun, Univers Reklama dhe Pas+P Marketing.

Fondacioni Down Syndrome Albania është anëtare e EDSA (European Down Syndrome Association) dhe e DSI (Down Syndrome International).

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down dhe Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Sindromën Down.

Tags: Armina MevlaniBallo PresidencialeDown Syndrome Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
Next Post
Cristiano Ronaldo prodhon të brendshme me emrin e tij

Cristiano Ronaldo prodhon të brendshme me emrin e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera