Në 17 shtator të këtij viti moderatorja e ëmbël e ekranit, Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë e një djali. Vogëlushin e ka pagëzuar me emrin Raiden dhe ai mban një kuptim të veçantë, si Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Me ardhjen në jetë të Raiden, Jona është larguar disi nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike, pasi, ka preferuar që t’i përkushtohet në maksimum mëmësisë.
Pak minuta më parë moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël nga mëngjesi i saj me vogëlushin dhe duket se ajo është një nënë e ‘çmendur’ për të birin.
“Raiden, vakti i parë: Vitamina D. Jona, vakti i parë: Këmbët e tij”,- shkruan moderatorja krahas fotos ku tregon këmbët e vogla të të birit.
Kujtojmë se pak ditë pas lindjes Jona e bëri publik lajmin nëpërmjet një videoje emocionuese ku tregonte hapat që nga shtatzënia dhe deri tek lindja./resvistawho.com
https://www.instagram.com/p/BoBv-okFRdG/?taken-by=jonaspahiuu