Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bashkë për një kauzë, njihuni me Vip-at e kthyer në Shqipëri

09/10/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bashkë për një kauzë, njihuni me Vip-at e kthyer në Shqipëri

Nëse do të na paraqiteshin vetëm fotot e tyre dhe të na pyesnin: “gjeni të përbashkëtën”, e sigurtë është që nuk do ia dilnim dot në pesë orët e para! Mirëpo, Konferenca Rinore organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shërbimi Kombëtar për Rininë ka mbledhur në të njëjtën sallë personazhe nga bota e medias dhe artit, për të treguar historitë e tyre personale të kthimit në Shqipëri. Dikush si refugjat e dikush tjetër vetëm për të kaluar vitet e shkollës, dikush me nota të larta optimizmi e dikush tjetër pak më racional sollën në vëmendjen e audiencës gjithë peripecitë e kaluara, derisa sot kanë një status që çdo i ri/e re ëndërron. Arbër Çepani u kthye për ta pushtuar botën me raki e dashni , ndërsa Marsela Cibukaj prej një oferte të mirë pune nga ‘Top Channel’. Zv.Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është e bindur që puna e saj ka më tepër vlerë në kombin shqiptar sesa gjetkë, ndërsa shefi i kuzhinës, Ismet Shehu erdhi për të qëndruar pranë familjes, në vendin e tij, ku krahët i ka të ngrohtë dhe të hapur. Të gjithë e njohim restorantin ‘Ceren Ismet Shehu’, ndaj zgjedhja i ka rezultuar mëse e drejtë. Evi Reçi braktisi Italinë për projekte të rëndësishme në atdhe, ndërsa Endri Shabani vazhdon jetën midis Tiranës dhe Oksfordit, me qëllimin e qartë për t’u rikthyer përfundimisht, me gjithë të mirat e të këqijat e Shqipërisë së vet. Shembulli tjetër ishte Erlind Sulo, i rikthyer nga Amerika dhe tashmë po jep kontributin në çështjet diplomatikë në Kuvendin e Shqipërisë. Përmendim gjithashtu Rona Nushin nga Peja, një farmaciste në profesion, e sot sipërmarrëse e produkteve kozmetike, të cilat i prodhon në Itali, dhe i shet në gjithë Europën, duke patur bazën në Shqipëri! Arnisa Tepelija pas shumë eksperiencash në Europë, është rikthyer për të luftuar korrupsionin dhe jep kontributin e saj në Ministrinë e Drejtësisë. Duke shpresuar që mesazhi është përcjellë qartë, ne kemi shkëputur një frazë për ju : “Duhet t’i japim një mundësi vetes sonë në këtë vend dhe këtij vendi me ne!”






Tags: arber cepaniEvi RecikauzaLori Haxhiurona nushiVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
Next Post
Taylor Swift dhe të gjithë të dashurit e saj të famshëm në një vend

Taylor Swift dhe të gjithë të dashurit e saj të famshëm në një vend








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera