Studime të ndryshme kanë zbuluar se rrudhat dhe aknet në fytyrë shpesh mund të shkaktohen nga sasia e sheqerit që konsumoni. Është provuar se sheqeri i tepërt mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Të tilla probleme shpesh kthehen në shqetësuese dhe prandaj duhet t’i kushtoni shumë vëmendje ushqimeve që konsumoni. Nëse nuk doni të keni probleme me lëkurën tuaj, në vend të sheqerit duhet të konsumoni produkte të tjera që janë të pasura me proteina. Konsumoni më shumë: vezë kanë vitaminë B që ndihmon në shëndetin e skalpit, fruta dhe perime kanë vitaminë C që ndihmon në përthithjen e hekurit, acide yndyrore Omega-3 që ndihmojnë në shëndetin e skalpit dhe i japin lëkurës shkëlqim natyral. Pavarësisht se sheqeri ndikon keq në lëkurë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta konsumoni fare. Nëse keni nevojë për sheqer mund të konsumoni çokollatë të zezë që është e pasur me minerale. /revistawho.com