Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe Selena Gomez dikur ishin të pandara. Ato kanë qenë shoqe shumë të mira, por marrdhënia e tyre u prish pas lidhjes së Kendall-it me Justin Bieber. E pyetur në ‘Twitter’ nga një fanse se si iu duk Selena në ‘Grammy Awards’, Kylie nuk hezitoi të përgjigjej. “Ajo gjithmonë duket perfekte”-shkroi ylli i Kardashian-ve, duke patur mundësine t’i shmangej pyetjes. Fakti që ajo zgjodhi t’i përgjigjej tregon se mbase gjërat mes vajzave po shkojnë mirë dhe ndoshta në të ardhmen shihen sërish bashkë.