Humbja në peshë kërkon shumë vullnet, pasi nuk mund të arrish rezultatet brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndonjëherë kërkon muaj dhe vite derisa të krijoni trupin perfekt. Ka shumë pyetje që mund të krijoni në mendje në lidhje me humbjen në peshë dhe më poshtë mund të gjeni përgjigje.
1.A funksionojnë dietat?
Benefitet e dietave janë diskutuar prej vitesh, por nuk ka ende një studim që mund të provojë nëse funksionojnë apo jo. Megjithatë të gjithë bien dakord se një kombinim i mirë mes dietave dhe të ushtruarit intensiv mund të jap rezultat.
2.Si të humbësh kilogramët e tepërt kur nuk ke shumë kohë?
Ju nuk mund të humbni peshë gjatë natës, por nëse nuk keni shumë kohë duhet të ushtroheni në palestër ose të ecni me hapa të shpejtë.
3.U ndihmon uji të humbni peshë?
Gjithmonë është thënë se pirja e ujit mbush stomakun dhe u ndalon të konsumoni ushqime që nuk janë të shëndetshme. Një studim i kryer në Australi u vërtetua se njerëzit që pinë 2 gota me ujë përpara se të filloni trajnimin në palestër humbnin 4.5 kilogramë më shumë.
4.A u ndihmon shmangia e konsumimit të karbohidrateve gjatë natës të humbni peshë?
Rregulli i artë i humbjes në peshë është shmangia e karbohidrateve, por jo të gjithë karbohidratet janë të këqija. Disa lloje karbohidratesh do t’u ndihmojnë të ndieni stomakun plot për një kohë të gjatë. /revistawho.com