Xhenet dhe gjyshja kthehen në shtëpi. Xhenet është shumë e shqetësuar dhe qan. Selim i thotë Arzus se ishte ai shkaku i aksidentit dhe jo Melisa. Xhenet i thotë gjyshes se nuk do lejojë njeri ta mërzisë atë dhe Arzu është askush. Selim mendon për fjalët që i tha Melisa. Ai i dërgon mesazh Xhenetit dhe e pyet nëse është duke fjetur. Xhenet e sheh mesazhin por nuk i kthen përgjigje. Arzu nuk e beson që aksidentin e ka shkaktuar Selimi. Ajo pyet Melisën por Melisa nuk mban mend asgjë. Xhengiz e gjen Nilyunin në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Mahir ndalon Melisën të dalë mbrëmjeve. Arzu e kundërshton. Ozlem i thotë Xhengizit se nëse Selimit i kthehet kujtesa ai nuk ka për t’i falur ata. Xhenet dhe Suna shkojnë të ndihmojnë Osmanin. Selim telefonon Xhenetën por ajo nuk i përgjigjet. Melisa telefonon Selimin dhe e pyet çfarë ka thënë mbrëmë. Ai nuk i tregon. Arzu i thotë Mahirit të largohen vetëm të dy në fundjavë për të kaluar kohë së bashku. Mahir refuzon dhe thotë se ka punë. Selim pyet Arzun nëse Xhenet ka ndonjë problem pasi nuk i përgjigjet në telefon. Arzu bën sikur nuk di gjë. Xhenet ndihmon Sunën me peshqit që ka kapur Osmani. Sunës i shpëton goja dhe i tregon Xhenetës se Arzu ka ardhur në shtëpi por pastaj e rregullon dhe thotë se e kishte fjalën për dikë tjetër. Nilgyn i bërtet Melisës dhe i thotë se prej saj Selimi mbrëmë mund të kishte humbur jetën. Selim telefonon Xhenetën dhe ajo më në fund e hap telefonin. Ajo i thotë se nuk do kthehet. Selim do që të flasin përballë. Ai insiston që Xhenet t’i tregojë vendin ku ndodhet. Selim e mëson dhe shkon atje. Osman fillon të pëlqejë Besten. Xhenet e vë re këtë. Selim vjen dhe i kërkon Xhenetës të bisedojnë.