I ftuari i radhës në emisionin ‘Rudina’ ishte këngëtari i njohur, Mentor Haziri. Ai ka ndarë shumë detaje në lidhje me karrierën në muzikë dhe jo vetëm. Mentori për herë të parë ka rrëfyer një ngjarje shumë prekëse nga koha e luftës në Kosovë.
Këngëtari ka treguar se një ditë ushtria serbe kishte mbledhur 500 persona për t’i ekzekutuar dhe mes tyre ishte ai dhe familja e tij. “Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari”, – ka thënë këngëtari. Megjithatë ai ka treguar se si përfundim nuk u vra askush, sepse do të ishte një masakër e madhe nëse do të ndodhte. Më tej Mentori ka rrëfyer se pas atij momenti ai ishte ndarë nga familja dhe derisa është çliruar Kosova nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e tij. /revistawho.com