Mahmut Orhan është Dj turk, i cili me projektet e tij muzikore ka arritur të elektrizojë publikun në të gjithë botën. Këngët si ‘Feel’, ‘Save Me’ apo ‘6 Days’ mbajnë vulën e tij.
Fundjavën e kaluar ai mbajti një koncert madhështor në një nga ‘club’-et e Tiranës duke ju dhuruar të pranishmve muzikë mjaft të mirë. Në përfundim të përformancës ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka zbuluar edhe një detaj interesant.
Prej disa kohësh ai është pjesë e të njëjtit labeli si Era Istrefi dhe gazetari e pyeti nëse do të kishte bashkëpunim mes tyre. Në përgjigjen e tij Orhan tha se ishte i gatshëm pasi muzika ballkanike i pëlqen shumë.
“Pse jo, muzika shqiptare, greke, ballkanike në përgjithësi më pëlqen. Përveç kësaj unë kam edhe dy vëllezër të mëdhenj të cilët janë të martuar me vajza shqiptare”‘,- u shpreh Dj i njohur./revistawho.com