Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush tha që flokët e gjatë nuk bëjnë për burrat? Të famshmit që identifikohen nga stili i veçantë

27/10/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush tha që flokët e gjatë nuk bëjnë për burrat? Të famshmit që identifikohen nga stili i veçantë

Nëse rikthehemi pas në vite të gjithë e dimë shumë mirë se meshkujt me flokë të gjatë cilësoheshin si “thyes të rregullave të shoqërisë”. As që mund të mendohej se meshkujt mund të mbanin flokët në një gjatësi mesatare, pasi kjo cilësohej si tabu. Megjithatë me kohën çdo gjë ndryshon dhe tani diçka e tillë as që vihet re. Përkundrazi, meshkujt me flokë të gjatë sot pëlqehen shumë nga një pjesë e madhe e femrave. Meshkujt nuk kanë aq shumë mundësi sa femrat të ndryshojnë stilin e flokëve, prandaj një eksperimentim i tillë duket shumë ‘cool’. Ka shumë meshkuj të showbiz-it shqiptar që kanë provuar të mbajnë flokë të gjatë, ose ke dhe nga ata që as nuk e imagjinojnë dot veten me flokë të shkurtër.





Elton Deda

Kantautori i njohur rriti flokët si një protestë kundër regjimit komunist dhe si adhurues dhe pionier i muzikës ‘rock’ në Shqipëri (në këtë grup përfshihen edhe Redon Makashi, Aleksandër Gjoka).


Kastro Zizo

Flokët e gjatë kanë qenë një pjesë karakteristike e imazhit të tij që në fillimet e karrierës. Pavarësisht se me vitet, flokët kanë ardhur duke u shkurtuar, Kastro i ka qëndruar besnik këtij lloj stili.

Capital T

Gjatë vitit 2016-të reperi vendosi të rriste flokët, por në fillim të këtij viti ai vendosi të priste bishtin e tij të gjatë dhe të niste një etapë të re.

Eugent Bushpepa

Në fillimet e tij shquhej për flokët e gjatë, me pamjen tipike të një rockeri 24-karatësh. Megjithatë me kalimin e viteve Eugenti filloi të ndryshonte pamjen, derisa disa muaj më parë hoqi përfundimisht dorë nga flokët e gjatë. Megjithatë me çdo lloj stili, gjithmonë ai është cilësuar si një ndër këngëtarët më simpatikë, duke provuar se një mashkull mund të duket bukur si me flokë të shkurtër ashtu edhe të gjatë.

Valon Shehu

Të gjithë e mbajnë mend shfaqjen e parë të Valonit si fitues i ‘Star Academy 1’. Përveç zërit potent, sa herë që Valoni ngjitej në skenë, gjithmonë tërhiqnin vëmendjen edhe flokët e tij të gjatë dhe kaçurrel. Pas shumë vitesh, Valoni u shfaq shumë më ndryshe, me flokë të prerë dhe me një stil krejtësisht të ri.

Gjergj Kaçinari

Me profilin e tij prej rockeri, Gjergji duket se ka gjetur veten me stilin e flokëve të gjatë.

Nik Xhelilaj

Për shkak të roleve të tij të ndryshme në kinematografi, aktorit shqiptar, i është dashur të transformohet shpesh. Madje mund të themi se Nik është personazhi që ka eksperimentuar më shpesh me ‘look’-un e tij dhe gjithmonë ka marrë pëlqimin e publikut.

Mc Kresha

Reperi ka provuar stile të ndryshme me flokët e gjatë dhe nëse dikujt i pëlqen të guxojë me pamjen mund të frymëzohet nga Kresha.

Gena

Këngëtari e ka pranuar gjithmonë se nuk mundet ta imagjinojë veten me flokë të shkurtra, e në fakt edhe publiku do ta ketë të vështirë të mësohet me një tjetër ‘look’.

Joni Peçi

Gjithmonë është në ndjekje të trendeve të fundit dhe siç duket Joni e di se flokët e gjatë duken shumë stil tek meshkujt.

Arif Ziberi

Vokalisti i grupit ‘Elita 5’ që nga fillimet e tij e deri më sot është shfaqur gjithmonë me flokë të gjatë. /revistawho.com

 

Tags: floket e gjatemeshkujt e njohurpersonazhe vip
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
Aktoret më të paguara, shifra marramendëse brenda një viti

Aktoret më të paguara, shifra marramendëse brenda një viti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera