Enca është një nga ato këngëtare e cila bën zhurmë në çdo dalje të saj publike. Që në fillimet e karrierës ajo u prezantua për publikun me emrin Enca, i cili është i shkurtër dhe shumë goditës për veshin. Por emri i vërtetë i këngëtares nuk është kështu. Në një intervistë për ‘Prive’, në rubrikën “10 gjërat që nuk dini”, ajo ka zbuluar emrin e vërtetë dhe kuptimin e tij.
“Unë nuk jam Enca, por Ruenca. Emri im i plotë është Ruenca dhe është një emër unik, i cili vjen si bashkim i familjarëve të mi. Arsyeja pse më njohin si Enca është se kur isha e vogël dhe ju thoja emrin tim të plotë, askush nuk ma mbante mend dhe prandaj u detyrova të mbaja emrin shkurt, Enca”,- u shpreh këngëtarja.
Më tej ajo shtoi se personi më i famshëm me të cilin ka dalë së fundmi ka 10 milionë ndjekës në ‘Instagram’./revistawho.com