Pak ditë më parë Adelina Tahiri zbuloi se do të realizonte të parin set fotografik profesional me djalin e saj. Tashmë çdo gjë u bë realitet dhe foto e parë është bërë publike. Tematika e zgjedhur prej saj ka qenë ‘Mbretëresha e akullit’. E veshur me të bardha, me Jonin në krahë, Adelina duket më magjepsëse se kurrë.
Nuri i mëmësisë nuk mund ta bënte më të bukur se kaq. Me siguri këto foto do jenë një nga kujtimet më të bukura për familjen e saj./revistawho.com